AKTUALITET, 21 Mars 2019, 11:49

"Votat"/ Manjani-deputetëve të rinj: Palaçollëk politik

"Votat"/ Manjani-deputetëve të rinj: Palaçollëk

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me procesin e zëvendësimit të deputetëve të. Ndërsa sjell në vëmendje edhe një herë fletën e votimit në zgjedhjet parlamentare të 2017, Manjani shkruan se votuesit kanë zgjedhur partitë jo emrat në listat e tyre.

Postimi i Manjanit:

Të vetmit emra që mund të themi se janë zgjedhur janë ato të kryetarëve të partive që janë djathas fletës. Asnjë emër tjetër, po asnjë fare!

Nuk është zgjedhur as Lefter Koka e madje as Sali Berisha, Monika Kryemadhi apo Taulant Balla e Gramoz Ruçi me shokë…. Askush përveç partive dhe kryetarëve të tyre nuk është zgjedhur.

Le pastaj të pretendosh që populli paska zgjedhur fundlistësit Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Kujtim Gjuzi, Ralf Gjoni e te tjerë që s’ua dimë as emrat.

Ndaj ato deklaratat e renegatëve që “më ka votuar populli” janë palaçollëk politik e juridik!

Le pastaj ata që deklarojnë se “ju ka thënë Amerika dhe Europa…” E përsëris: ligjet përcaktojnë si zëvendësohen emrat, por jo partitë në Parlament!

Ky është sistemi i partive jo i emrave, për të mirë apo për të keq!