AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 12:09

Vokshi: KQZ shtoi mbi 100 mijë votues për 1 orë

Vokshi: KQZ shtoi mbi 100 mijë votues për 1 orë


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar sot në studion e lajmeve në News 24, tha se PD i ka regjistruar të gjitha parregullsitë në votime.

Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sipas saj ka shtuar mbi 100 mijë votues për 1 orë.

“Kemi regjistruar parregullsitë, presionet, shitblerjet e votave, numrat e shtuar nga ana e KZAZ dhe KQZ që vepron si kamikaze politike e Ramës. Kemi fotografuar dhe faktuar çdo parregullsi.

Do t’i bëjmë evidente dhe kushdo që është përfshirë në parregullsi duhet të shkojnë para ligjit. Çdo punonjës i administratës ka pasur një kod të veçantë, kanë qenë të detyruar dhe shantazhuar me heqje dhe pushim nga vendi i punës.

Vumë re që votuan të vetëm dhe nuk i morën familjarët.

Në orët e fundit kur nuk po i bënin më numrat KQZ ka shtuar mbi 100 mijë votues nga ora 18:00 në 19:00”,- deklaroi Vokshi.