AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 15:35

VIDEO/Tirana nën ujë, pamje të filmuara me “dron”

VIDEO/Tirana nën ujë, pamje të filmuara me “dron”
Motit me reshje të dendura, që solli edhe përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, nuk i shpëtoi as kryeqyteti. Madje, mbrëmjen e kaluar, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua tërësisht, ndërsa mëngjesin e sotëm u bë i munduar kalimi vetëm në njërin krah të autostradës. Top Channel ka siguruar një video të filmuar me “dron”, e cila tregon përmbytjen në zonën e autostradës, pranë edhe një qendre tregtare, e cila u përmbyt mbrëmjen e kaluar. https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=LSR79tmKI2s

Top Channel