AKTUALITET, 11 Janar 2019, 18:57

Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, reagon FA: Nuk ka dëmtuar sigurinë

Vjedhja e depos së armëve në Pashaliman, reagon FA: Nuk ka

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së depove të armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum.

Në deklaratën për mediat bëhet me dije se FA në bashkëpunim me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

“Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare”, deklaron FA.