AKTUALITET, 24 Prill 2020, 17:38

Viktimat në Greqi prej COVID-19 shkojnë në 130, 27 të infektuar në 24 orët e fundit

Viktimat në Greqi prej COVID-19 shkojnë në 130, 27 të

Greqia ka shënuar edhe pesë viktima sot, duke e çuar numrin total në 130 që nga shfaqja e COVID-19 në shtetin fqinj.

Nga ana tjetër, ka një rënie dyfish të numrit të rasteve, pasi sot u shënuan 27 raste të reja kurse dje 55.

Në fakt, rastet e djeshme kishin lidhje me dy vatra të reja, një klinikë private në Athinë si dhe kampin e refugjatëve afër Lamias.

Ndërkohë numri total i të infektuarve në Greqi ka shkuar në 2490 nga COVID-19.