TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjermania është një ndër vendet që është munduar t’i bëjë ballë kësaj lufte të ashpër me koronavirusin me një grup të madh mjekësh e infermierësh dhe pajisjesh të nevojshme për trajtimin e pacientëve.
Ndërkohë nuk mungojnë as shifrat e “hidhura” të të sëmurëve dhe vdekjeve që shënohet çdo ditë si shkak i koronavirusit.
Ndërkohë në 24 orët e fundit autoritetet vendase kanë raportuar se në 24 orët e fundit janë 227 viktima nga Covid-19 ndërsa 2.337 të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës.
Me bilancin e sotëm numrin i përgjithshëm i përgjithshëm i personave me koronavirus ka shkuar në 150,383, ndërsa bilanci total i të vdekurve ka shkuar në 5,321 me 227 viktimat e 24 orëve të fundit.
Ndërkohë Qeveria gjermane ka ndërmarrë një sërë masash të rrepta për sigurinë e banorëve duke mos aplikuar rihapjen e menjëhershme të vendit, por deri më tani është mësuar se Gjermania ka rihapur shkollat kryesisht për maturantët.