TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale, pas sulmeve të Ramës ndaj opozitës.
Tabaku shprehet se, Rama ka komplekse nga shifrat dhe sa herë përballet me të vërtetën, përqesh popullin dhe fyen kundërshtarin.
STATUSI I JORIDA TABAKUT
Një kryeministër që përqesh popullin e tij, nuk e ka për gjë të fyejë me ç’ti vijë për mbarë kundërshtarin. Aq më tepër kur argumenti i mungon dhe kur nga shifrat kompleksohet.
Me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione. Se në fund të muajit këta çojnë aty ku duhet zarfin. Një grusht njerëzish vazhdojnë të pasurohen edhe në kohën e pandemisë së varfërisë ndërsa mijëra shqiptarë vuajnë për bukën e gojës. Nuk mund ta kuptojë Rama një qytetar që ka një familje për të mbajtur dhe këtë gjë e bën me djersën e ballit dhe punë të ndershme.
Edi Rama nuk i kupton vuajtjet e shqiptarëve, pasi për të vuajtja është kur miqtë e tij oligarkë nuk marrin milionat e PPP-ve apo tenderave sekretë. Rama ka frikë nga e vërteta pasi kjo e zhbën propagandën e tij boshe. Prandaj sa herë përballet me të vërtetën, ai fyen gjithkënd që e thotë. Pasi mendon që e vërteta do të trembet. Por jo. E vërteta flet siç e tregojnë edhe këto qytetare?.
https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/698111574295776/