AKTUALITET, 24 Prill 2020, 16:35

Amnistia fiskale/ Buxhuku: Rrezikohet që të futen para, të cilat burojnë nga grupe kriminale

Amnistia fiskale/ Buxhuku: Rrezikohet që të futen para, të cilat

Në një intervistë për Ora News, kreu i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku, u shpreh se, paratë e amnistisë fiskale duhet të shkojnë në favor të interesit publik.

Buxhuku tha se, rrezikohet që këto para, të cilat do të futen në ekonomi, rrezikojnë që të jenë para të pista nga aktivitete kriminale.

Thelbi është që përveç atyre miratimeve që duhen marrë, duhet ngritur gjithashtu struktura që të sigurojnë që këto para do të shkojnë për interesin publik.

Në fakt të gjitha amnistitë që janë bërë në Shqipëri, të gjitha kanë qenë kundër interesit publik dhe këto kanë sjellë një zhvillim negativ në ekonomi dhe në paqen sociale.

Nëse mund të ketë fluks parash që futen, mund të përdoren kundër interesit publik. Fakt është që, para me potencial të lartë të të qenit jo të pastra mund të jenë futur nga kompani ‘off-shore’ dhe me shumë mundësi, këto para mund të burojnë nga grupe kriminale brenda Shqipërisë, por edhe grupe ndërkombëtare dhe futen në vend përmes investimeve që bëjnë këto kompani që janë regjistruar në parajsa fiskale.

Në vendet e zhvilluara, për formalizimin e këtyre parave ka pagesa shumë të larta që shkojnë deri në 40%, por në Shqipëri ka një funksionalitet dhe ligje që nuk i lejojnë, duke u futur në investim dhe duke dalë me fitim”, tha Buxhuku.