TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama tha se, në disa qytete që kanë rrezikshmëri të ulët të përhapjes së koronavirusit do të ketë lehtësim të masave kufizuese.
Në komunikimin me qytetarët Rama tha se, qytetet që do të hapen janë: Gjirokastra, Dibra, Divjaka, Saranda, Konispoli, Himara, Pogradeci, Përrenjasi dhe Librazhdi.
“Ne do të bëjmë një lëvizje të përshkallëzuar dhe nga fillimi i javës tjetër do të kemi një relaksim më të madhe sesa në zonat që janë me risk me të lartë.
Nuk do të hapet transporti nga një zonë në tjetrën edhe për disa ditë dhe javë, por do të lejohen lëvizje në zona që kanë risk të ulët.
Gjirokastra do të jetë një zonë ku do të ketë më shumë lehtësira, Dibra, Divjaka, Saranda, Konispoli, Himara dhe po kështu Pogradeci, Përrenjasi dhe Librazhdi”, tha Rama.