AKTUALITET, 24 Prill 2020, 15:16

Rama: Vazhdon shtetrrethimi, fundjava në izolim të plotë

Rama: Vazhdon shtetrrethimi, fundjava në izolim të plotë

Edhe këtë fundjavë, ashtu si ajo e javës së kaluar, të gjithë do të jenë në shtëpi, përveç atyre që janë të lejuar të punojnë në ato lloj punësh që janë miratuar me leje të posaçme.

“Shtetrrethimi” nis nga ora 17:30 e ditës së premte dhe përfundon ditën e hënë, në orën 5 të mëngjesit.

Kryeministri Edi Rama tha se, jemi në situatë pozitive nga koronavirusi, por që është shumë kollaj të përmbyset.

“Për nesër të shtunë dhe të diel do të jetë e njëjta gjë. Të gjithë në shtëpi pa përjashtim, përveç atyre që janë në ato punë të lejuara të shtunë dhe të diel, se jemi në situatë shumë pozitive, por është e që përmbyset sa hap e mbyll sytë nëse ne lëshohemi.

E patë që doli me Covid njëri prej atyre që erdhi nga Greqia? Që më ra goja? Fatmirësisht është në karantinë, po të kishte vajtur në shtëpi në Përmet? Sot dhe Përmetin do e kishim vatër infeksioni.