TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit në lidhje me testimet, ndërsa Rama tha se strategjia e ndjekur është konsultuar me ekspertë gjerman dhe se as ata nuk testojnë persona asimptomatikë.
Me një shënim në rrjetet sociale, ku poston disa foto nga situata në Gjermani, Shehu thotë se aktualisht atje kryhen 500 mije teste në javë dhe se pas pak ditësh do të kaloje në pesë milionë teste të tilla në javë.
“Besoj se, e gjithë kjo bëhet nën drejtimin e Zj.Merkel dhe eksperteve te saj, që e kanë kthyer Gjermaninë në vendin model në këtë ballafaqim dhe jo pa dijeninë e saj, siç mund të deduktosh nga deklarimi i Kryeministrit tonë!“, shkruan mes të tjerash ish-deputeti.
***
Postimi i plotë:
Kryeministri te publikoje “dokumentin zyrtar” kunder testimeve te “eksperteve” gjermane!
Sot Kryeministri deklaron se eksperte zyrtare gjermane e kane keshilluar te mos beje testime te popullesise, se ne Gjermani kjo nuk behet, se aty testojne vetem personat e kontaktit…dhe keta qenkan “eksperte” te vene ne dispozicion nga vete Merkel!!!
O tempora o more!!!
Se pari ekspertet zyrtare, sigurisht edhe ata gjermane per opinione kaq te rendesishme te dhena, lene dokumenta te shkruara me emer e mbiemer poshte.
Se dyti dua te kujtoj Kryeministrin se ne Gjermani aktualisht realizohen reth 500 mije teste me tampone ne jave, se ata kane prodhuar tashme aparatura portative e te shpejta per te realizuar kete kudo. Mjafton te shikosh pamjet nga TV e atij vendi, te degjosh komentet, a te lexosh dicka, do te konstatosh se kjo po realizohet kudo aty, edhe ne makine.
Mbas pak ditesh Gjermania do te kaloje ne 5 milion teste te tilla ne jave se bashku me nje depistim horizontal imunologjik te popullesise kudo, ne qendra pune, ambjente private e publike etj, duke shfrytezuar te gjitha kapacitet, qe nga mjeku i familjes, qe eshte ne linje te pare e deri te laboratoret veterinare.
Besoj se gjithe kjo behet nen drejtimin e Zj.Merkel e eksperteve te saj, qe e kane kthyer Gjermanine ne vendin model ne kete ballafaqim dhe jo pa dijenine e saj, sic mund te deduktosh nga deklarimi i Kryeministrit tone!
Per ilustrim shikoni vete fotot e meposhteme nga Gjermania e gjykoni, nuk me duken montazhe!!!
