TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bill Gates e ka krahasuar COVID-19 me Luftën e Dytë Botërore. Filantropisti miliarder detajoi se si ‘pandemia e parë moderne’ do të ndikojë një gjeneratë të tërë.
“Kjo është si një luftë botërore, përveç në këtë rast, ne jemi të gjithë të barabartë. Është e pamundur të mos mbingarkohesh me dhimbjen që njerëzit ndjejnë tani dhe do të vazhdojnë të ndjejnë për vitet e ardhshme”,– shkruajti Billa Gates.
Ai paralajmëroi: “Nëse në pranverën e vitit 2021 njerëzit do të shkojnë në ngjarje të mëdha publike, si në një lojë apo koncert në një stadium, do të jetë vetëm nëse ne kemi marrë trajtimin e duhur për t’u mbrojtur nga virusi.”
Por, ai ofroi arsye për optimizëm, duke shkruar: “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një sasi e mrekullueshme inovacioni, duke përfshirë radarët,mjetet për thyerjen e kodeve, ndihmuan në përfundimin e shpejtë të luftës. Kjo do të jetë njësoj edhe për pandeminë “.
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Gates dhe gruaja e tij Melinda tashmë kanë dhuruar rreth 45 miliard dollarë në drejtim të hulumtimit të vaksinimit për të trajtuar pandemitë përmes themelimit të tyre.