TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një komunikim virtual me qytetarët në ERTV, ku u ka kthyer përgjigje disa prej pyetjeve të tyre.
Rama tha se çdo ditë sillet sikur e ka Covid-in brenda në trup dhe se kështu duhet të sillen të gjithë, në mënyrë që të mos përhapet virusi.
Kryeministri tha se testimet nuk mund të bëhen kot, por duhen testuar kontaktet e personave të prekur.
"Nëse nuk sillem sikur e kam Covid-in brenda, që e bëj cdo ditë, unë mund të marr në qaftë të tjerët. Pse cdo ditë do ma bëjnë testin mua? Është idiotësi një interpretim i tillë. Teste, teste, teste do të thotë testo kontaktet, jo nisu mbas berihajit dhe bëj tampona në ajër", tha Rama.
/TPZ.al/