TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Regjistrohet rasti i parë me Covid-19 në Bashkinë e Këlcyrës.
Bëhet fjalë për një emigrant të ardhur nga Greqia dhe të karantinuar në një prej hoteleve të qytetit.
Emigranti i infektuar është rreth 50 vjeç. Ai ka hyrë përpara pesë ditësh nga pika kufitare e Kakavijës.
Emigranti me inicialet, G.B. ka ardhur nga Lamia, Greqi, ndërsa po gjurmohen kontaktet e tij gjatë qëndrimit në karantinë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, emigranti i lindur në Fier dhe i ardhur nga Lamia, ishte karantinuar prej pesë ditësh në Hotel “River” në Këlcyrë. Konfirmohet se, ai është në fazën e parë të infeksionit.
Ky është rasti i parë me koronavuris i konfirmuar në qarkun e Gjirokastrës.
Në Gjirokastër janë mbi 100 persona në karantinë.
Në Gjirokastër, në disa hotele në qytet, dhe po ashtu në hotelet në Përmet dhe në Tepelenë, po qëndrojnë shumë persona në karantinë.