TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artistë dhe aktivistë të shumtë vijojnë rezistencën e tyre tek Teatri Kombëtar.
Sot qëndrestarëve u janë bashkuar dhe banorët e Astirit të cilët kanë disa muaj që protestojnë kundër projektit të Unazës së re, pasi sipas tyre është korruptiv dhe shemb banesat e tyre.
Banorët e Astirit u ngjitën dhe në skenën e Teatrit, ku ishin të shoqëruar nga ish-deputetët e PD, Klevis Balliu dhe Oriola Pampuri.
Ata deklaruar se mbështesin artistët dhe nuk do të lejojnë që godina e Teatrit Kombëtar të shembet.
Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese.
Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental.