AKTUALITET, 27 Korrik 2019, 11:08

Vrau gruan me thikë dhe u gjet i mbytur/ Zbardhet ekspertiza për Ardian Kukën: Vuante nga skizofrenia

Vrau gruan me thikë dhe u gjet i mbytur/ Zbardhet ekspertiza për


Pasi kreu krimin e rëndë, duke vrarë gruan e tij me thikë në zemër Ardian Kuka u vetëmbyt. Në këtë përfundim ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për Kukën, ku theksohet se ai vuante nga skizofrenia.

Sipas ekspertizës është përcaktuar se mbytja e tij është kryer në kushtet e ç ‘rregullimeve të theksuara mendore(skizofrenisë).

Ndërkohë, të njëjtat burime nga grupi i ekspertizës kanë bërë me dije se 37-vjeçari ka qëlluar plot 15 herë me thikë bashkëshorten e tij në vende të ndryshme të trupit, ndërsa goditja që i ka marrë jetën ka qenë ajo që ka qëlluar në zemër.

Sipas hetimeve Ardian Kuka pasi kreu krimin e rëndë, u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke u vetë flijuar nëpërmjet mbytjes në zonën e plazhit në Sketor Rinia, Durrës.

Vrasja ndodhi në prani të fëmijës së tyre. 36-vjeçarja ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit. Daja i autorit tregoi se një nga arsyet e krimit ka qenë xhelozia.