AKTUALITET, 27 Korrik 2019, 11:53

Braimllari: Banditët e Edi Ramës thyejnë dyert e Bashkisë për të zaptuar institucionet të cilat nuk ja besuan qytetarët

Braimllari: Banditët e Edi Ramës thyejnë dyert e Bashkisë


Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari me anë të një videoje të shpërndarë në “Facebook” shkruan se banditët e Edi Ramës thyejnë bravat e dyerve dhe zaptojnë institucionet e vendit.

Braimllari thekson se Rama vepron me banditët e tij jashtë interesit publik, por vetëm në interes personal dhe kundër popullit.

Postimi i Endrit Braimllarit:

Me 30 qershor 85% e qytetareve refuzuan regjimin kriminal dhe korruptiv te Edi Rames ne nje proçes fars dhe monist.

Edi Rama kerkon me dhune dhe presion shteteror te drejtoje bashkite e vendit vetem me 15% te pjesmarrjes ne votime moniste te Rilindjes.

Keshillat Bashkiak imagjinar te Edi Rames nuk perfaqesojne interesin publik por interesin personal te Edi Rames dhe Rilindjes.

Per ti çuar imagjinaret e Rilindjes ne zyrat e bashkise Edi Rama po perdor presionin, dhunen dhe zaptimin e instuticioneve.

Banditet e Edi Rames thyejne dyert e Bashkise per te zaptuar instuticionet te cilat nuk ja besuan qytetaret. Po zaptojne me dhune dhe me terror shteteror instuticionet sepse kjo eshte filozofia e Edi Rames: zapto, shkaterro, dhuno çte gjesh perpara.