TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grabitje si në filma është ajo e ndodhur në aeroportin Garulhos të San Paolos në Brazil ku ‘komandoja’ e armatosur me automatikë të vidhte 752 kg ar. Në Youtube është publikuar videoja e momentit të grabitjes.
Komandoja e përbërë nga 8 banditë e ndarë në dy grupe, hyn në aeroport me dy makina të policisë ushtarake.
Të veshur si agjentë, grabitësit bllokuan dhe kërcënuan punëtorët që po kryenin ngarkesën e 752 kilogramë ar të destinuar për Zvicrën dhe SHBA-të
Videoja konfirmon se vjedhja ishte spektakolare e denjë për një film Hollivudi. Grupi vepron me një teknikë ushtarake tepër profesioniste.
Ata ndihmohen nga personat prezentë të cilët u duhet të përdorin edhe një pirun për të ngritur një pjesë të mirë të arit e cila ishte shumë e rëndë.
E gjithë grabitja zgjati vetëm 2 minuta e 30 sekonda, siç është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë. Vlera e arit është 30 milionë dollarë.
Për të kryer grabitjen banditët u detyruan të mbanin peng dy persona të sigurisë përgjegjës për transport dhe familjen e një të treti. Të gjithë janë liruar menjëherë sapo grabitësit morën ngarkesën prej 752 kg ar.