TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Greqia drejt Shqipërisë është ekstraduar 37-vjeçari Erdion Shahaj.
37 vjeçari është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ai rezulton i dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Njoftimi i policisë:
Rinas
Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë.
Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:
Erdion Shahaj, 47 vjeç.
Shtetasi i lartpërmendur është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Ky shtetas në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15.07.2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.