AKTUALITET, 27 Korrik 2019, 12:03

VIDEO/ Blofi i radhës nga Rama, ja si e përgënjeshtron Ndriçim Xhepa

VIDEO/ Blofi i radhës nga Rama, ja si e përgënjeshtron


Edi Rama sërish del blof në tentativat e tij duke nxjerrë në Facebook pohime të aktorëve që gjoja janë pro shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Pasi Raimonda Bulku e përgënjeshtroi, deklaratat e aktorëve të tjerë rrëzuan publikimet e Ramës, sot ky i fundit sërish ka dështuar në propagandën e tij.

Edi Rama sot ka publikuar në Facebook një postim të vjetër të aktorit Ndriçim Xhepa.

Në fakt këtë deklarata vetë Xhepa e ka përgënjeshtruar, me video pak kohë më parë, ku shprehej kundër prishjes së teatrit.

Deklarata është bërë në 16 shkurt 2018, në emisionin ‘Studio e Hapur’ nga Eni Vasili.

[playlist type="video" ids="281947"]

Çfarë publikoi sot Edi Rama:

Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re.

Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian.

Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh.