AKTUALITET, 27 Korrik 2019, 10:48

Parandalohet krimi në familje, Policia arreston 36-vjeçarin dhe sekuestron 27 granata

Parandalohet krimi në familje, Policia arreston 36-vjeçarin dhe


Reagimi në kohë i Policisë parandalon një krim në familje. Vihet në pranga një 36 vjeçar pasi kërcënoi me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj. Sekuestrohen 27 granata ofensive dhe difensive.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F.M., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka marrë njoftim se ky shtetas kërcënonte me jetë bashkëshorten dhe familjarët e saj, se do t’i vriste me granata të cilat i kishte të fshehura në shtëpinë që kishte në fshatin Bizhutë e Poshtme.

Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 27 copë granatave difensive dhe ofensive.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.