TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Unë do të refzoj të zbatoj urdhrin e Prokurores së Përgjithshme për tu largura nga detyra pasi është në kundërhtimin me ligjin.
Duke e cilësuar si të paligjshëm vendimin për lirimin e tij nga detyra, Kryeprokurori i Elbasanit Dritan Gina ka theksuar se refuzon ta zbatojë vendimin e marrë këtë të martë nga Kryeprokurorja Arta Marku.
Në një deklaratë për mediat, Dritan Gina, i cili është njëherësh edhe bashkëshorti i Rovena Gashit, prokurores tjetër të shkarkuar nga Marku, tha se vendimi për lirimin e tij nga detyra është i pamotivuar.
Gina hodhi akuza të rënda duke thënë se vendimet e Kryeprokurores, janë të iniciuara politikisht, duke nënvizuar se nuk mund të bëhet palë e një vendimi të tillë, në shkelje të hapur me ligjin.
“Ky është një paralajmërim për të gjithë prokurorët që po hetojnë bandat dhe trafikantët, se mund të ketë pasoja në aspektin e tyre profesional.
Vendimi i Kryeprokurores, ashtu si edhe me kolegët e tjerë, i ka marrë pa asnjë motivacion dhe bazuar në asnjë raport. E dini ju që Kryeprokurorja nuk ka zhvilluar asnjë takim me prokurorët.
Duket qartë se Kryeprokurorja kërkon të njihet me gjendjen në organin e akuzës e nxitur vetëm nga retorika politike. Në aspetin profesional e shoh shumë shqetësues faktin se Prokuroria e Përgjithshme drejtohet nga persona politikë, jashtë institucionalë.
Në aspektin personal, nuk e kam aspak të lë detyrën pasi unë jam krenar që jam Prokuror i Tiranës, dhe prej më shumë se 1 viti Kryeprokuror i Elbasanit.
Duke qenë jurist e kam shumë të qartë se një urdhër dhe vendim haptazi i paligjshëm nuk zbatohet. Për këtë arsye, unë nuk mund të braktis detyrën pas një urdhëri të paligjshëm. Unë refuzoj ta zbatoj atë dhe do të vazhdoj të shikoj funksionet e mija derisa vendimarrja të zbatohet në kushtetutë dhe në ligj.” tha Gina mes të tjerave.
Kujtojmë se po këtë të martë, prokurorja Gashi paditi në gjykatë Kryeprokuroren lidhur me shkarkimin e saj, duke thënë ashtu si bashkëshorti i saj se ky vendim është i pamotivuar.