TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke në një deklaratë zyrtare ka dhënë detaje nga aksioni në det, ku u sekuestruan 1700 kg drogë, ndërsa në pranga ranë 4 skafistë shqiptarë. Forcat policore sqaruan se bëhet fjalë për një rrjet trafiku të marijuanës nga Shqipëria në Turqi si dhe heroinës nga po kjo linjë.
Po ashtu, Policia greke ka shpërndare dhe një hartë ku përcakton Vlorën si pikënisje të dy gomoneve, ndërkohë që dy trafikantë janë ende në kërkim.
Nga harta në fjalë thuhet se dy gomonet u nisën nga Vlora më 24 shtator.
Policia greke në një deklaratë zyrtare ka dhënë detaje nga aksioni në det, ku u sekuestruan 1700 kg drogë, ndërsa në pranga ranë katër skafistë shqiptarë. Forcat policore sqaruan se bëhet fjalë për një rrjet trafiku të marijuanës nga Shqipëria në Turqi si dhe heroinës nga po kjo linjë.
Në dt.29 shtator, u zbulua një gomone tjetër me një shtetas në të në zonën detare të Agistrio. U arrestua skafisti 35 vjeç. Për të njëjtën çështje janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.
U arrit të krijohej profili i këtij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone që kane mundësi të transportojnë sasi të mëdha droge, motorë të shpejtë dhe skafistë të zotë.
Ata zgjidhnin të lundronin në ditë me vranësira dhe erëra të forta dhe det mbi 5-6 ballë.
Në dt.30 shtator, në ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton e 172 kg marijuanë.
Tre te arrestuarit e parë kanë marrë masën e sigurisë “Arrest ne burg”, thuhet në komunikatë.