TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, për arsye shëndetësore ka dhënë dorëheqjen.
Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në pikën e dytë të rendit të ditës.
Seferi ka patur në hetim dosjen e Kostandinos Kacifas, grekut që u vra në Bularat vjeshtën e shkuar.
Dosja e zbardhjes së vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi dhe në qendër të autoriteteve greke.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimin e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.