AKTUALITET, 1 Tetor 2019, 09:39

Një ditë pas përplasjeve, IKMT-ja mbërrin në Radhimë, nis aksioni për shembjen e objekteve të mbetura


IKMT-ja ka nisur sërish aksionin në Radhimë për të prishur objektet që një ditë më parë u lanë pa shembur pas përplasjeve që patën me pronarët. Sot në terren ndodhet edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së.

Një ditë më parë, inspektorët dhe forcat e policisë u përplasën me pronarët e objekteve që nuk i lejuan t’i prishnin ndërtesat. Pati përplasje fizike, të shara dhe ulërima.

Pronarët e objekteve si fillim kërkuan që të shihnin projektin që është ndërtuar për rehabilitimin e projektit dhe më pas u shprehën se nuk mund të ketë shembje selektive.

Ata ankohen se IKMT-ja nuk i shemb të gjitha banesat që janë pa leje, por disa të tjera i ka lënë të punojnë.

Nga ana tjetër vetë institucioni është shprehur se do të shembet çdo objekt që është pa leje ndërtimi apo dokumentacion të rregullt.