AKTUALITET, 1 Tetor 2019, 12:14

Gara për kryeprokurorin/ Nis mbledhja e KLP-së, çfarë pritet të vendoset sot për tre kandidatët

Gara për kryeprokurorin/ Nis mbledhja e KLP-së, çfarë


Nis mbledhja e KLP-së. Ditën e sotme do të diskutohet për metodologjinë që do të ndiqet për të zgjedhur kreun e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sot do të caktohet një draft sesi do të bëhet vlerësimi i tre kandidatëve. Pasi bëhet renditja KLP e nis listën me kandidatë në kuvend, ku duhet votimi me 84 vota.

Në garë janë Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela. Pak ditë më parë u skualifikua nga gara Lulzim Alushaj, pasi nuk plotësoi kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist, ndërkohë që pritet nëse do ta ankimojë vendimin.

Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.