AKTUALITET, 1 Tetor 2019, 11:39

VIDEO/ Të shara e ulërima, përplasje gjatë aksionit të IKMT në Vlorë, dhjetëra forca policie në vend

VIDEO/ Të shara e ulërima, përplasje gjatë aksionit të


Ka rinisur sot aksioni i IKMT për prishjen e objekteve pa leje në bregdetin Vlorë-Orikum për t’i hapur rrugë projektit Lungomare 2.

Balkan Web raporton se aksioni ka nisur me përplasje mes pronarëve të bizneseve dhe inspektorëve të IKMT e policisë.

Në vend kanë shkuar dhe drejtuesit e IKMT, si dhe në mbështetje të aksionit dhjetëra forca policie.

Në video shihen edhe momentet e përplasjes mes qytetarëve dhe policisë.

Mësohet se janë 51 objekte që do të shemben në fazën e parë.