TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e vogël të Lushnjës. Rreth orës 8 e pak minuta, në lagjen ‘Skënder Libohova’, në një lokal në kat të dytë Besmir Hida, 35 vjeç ishte duke pirë kafe i vetëm.
Një person i maskuar u ngjit sipër dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të 35-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas ai është larguar me të shpejtë nëpër rrugicat e lagjes, pasi poshtë e priste një makinë, drejtuar nga një person tjetër, po ashtu i maskuar. Policia po heton ngjarjen dhe ka ngritur postblloqe në qytet si dhe në akset Lushnjë-Berat dhe Lushnjë-Fier.
Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i vërtetë i vrasjes apo autori i saj, janë ngritur pikëpyetjet dhe dyshimet e para.
Mendohet se e gjitha kjo është për shkak të konkurencës, pasi Hida ishte biznesmen. Ai posedonte një pikë grumbullimi makinash të përdorura dhe gjithashtu në zonën e “Morrit” kishte një dyqan pjesësh këmbimi për makinat.
Po të kthehemi pas në kohë, zbulojmë detaje të tjera në lidhje me ekzekutimin e sotëm të Besmir Hidës, i njohur nga miqtë si Besi.
Burime bëjnë me dije se personi në fjalë, Besmiri, është daja i Zamir Latifit, të riut që mbeti i vrarë së bashku me bashkëmoshatarin e tij Jurgen Hoxha nga një atentat në mes të Lushnjës në 12 tetor të vitit 2017, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.
Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Gjithashtu, pak kohë më parë Hidës i hodhën në erë makinën e tij tip ‘Volvo’.
Një sasi prej 200 gramësh tritol shpërtheu në automjetin e tij ndërkohë që ishte i parkuar. Nuk pati njerëz të lënduar.
Familjarët e Hidës ishin në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Asokohe, i marrë në pyetje nga policia, Besmir Hida deklaroi se nuk kishte konflikte me askënd.
(Në foto nipi i vrarë Zamir Latifi dhe vendi i ngjarjes ku u vra Besmir Hida)