AKTUALITET, 1 Tetor 2019, 11:29

FOTO/ Ish-Presidentit Zhak Shirak i jepet lamtumira e fundit, e bija përulet para varrit të të atit


Bota përcolli dje ish-presidentin francez, Zhak Shirak. Në ceremoninë mortore morën pjesë liderë nga e gjithë bota.

Vajza e Shirak qëndroi e vetme para varrit të të atit, ku mes lotëve i dha lamtumirën liderit më të dashur të Francës.

Ceremonia mortore u udhëhoq nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe nisi me paradë ushtarake.

I mbuluar me flamur francez, arkivoli i tij u vendos pranë vendit të varrit të Napolon Bonapartit dhe më pas u nis drejt kishës Saint-Sulpice, pasi Notre Dame ende nuk është vënë në funksion.

Vladimir Putin, Bill Clinton, Nicolas Sarkozy, Carla Bruni dhe Salma Hayek ishin në mesin e personave të famshëm që morën pjesë në ceremoni.