AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 09:58

EMRI/ Djegia e makinës në Bilisht, në pronësi të punonjësit të SHÇBA

EMRI/ Djegia e makinës në Bilisht, në pronësi të


Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.1 të Bilishtit, ku u shkrumbua nga zjarri një automjet tip “Hyundai”.

Makina është në pronësi të Devi Agos, punonjës i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë drejtorisë vendore të Qarkut Korçë.

Ky fakt i shton më shumë dyshimet që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Agos.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.07.2019, rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht, është djegur mjeti tip “Hyundai” në pronësi të shtetasit D.A, i parkuar para banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.