AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 09:39

DETAJE/ “Burgjet, thertore për shqiptarët”/ Mediat greke mohojnë vrasjen e 52-vjeçarit nga gardianët: U mbyt me litar

DETAJE/ “Burgjet, thertore për shqiptarët”/ Mediat greke


Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 52-vjeçarit shqiptar Gani Hila në burgun e Lefsinës në Greqi. Mësohet se 52-vjeçari akuzohej për ngacmim seksual.

Sipas mediave greke, 52-vjeçari u arrestua të dielën pasdite pas një ankese të një gruaje 41-vjeçare, e cila pretendonte se Hila e ngacmonte seksualisht.

"Mëngjesin e djeshëm kur gardianët shkuan për të marrë nga paraburgimi 52-vjeçarin dhe për ta dërguar atë në prokurori, e gjetën në tualet me një lak të improvizuar me çarçafë rreth qafës,"-shkruan Prothema.

Edhe pse ai u transportua menjëherë drejt spitalit të burgut, mjekët nuk mund të bënin asgjë për shqiptarin.

Mediat vendase e kanë cilësuar si vetëvrasje vdekjen e 52-vjeçarit, ndërsa të burgosurit e tjerë pretendonin për dhunë nga gardianët grekë, duke i cilësuar këto ambiente si thertore.