LIFESTYLE, 19 Tetor 2017, 16:15

Video: Zbulohet miqësia e Noizy-t me Erion Veliaj!

Njihet si reperi më i pëlqyer, por dhe si ndër vipat më aktivë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Noizyn, bashkëpunimet e të cilit kanë qenë dhe janë jo vetëm me njerëzit e muzikës.

Dy javë më parë, ai u prit në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, duke ngjallur kështu spekulime tek ndjekësit Këtë e faktoi vetë Noizy me një foto të hedhur në Instagram, por mbeti enigmë arsyeja e pranisë së tij në Bashkinë e Tiranës.

Sot përmes një video, të hedhur në Instagram po prap nga Noizy, zbulojmë një miqësi prej së vërteti mes tyre. Dhe këtë e pohon vetë kryetari, para një grup njerëzish të moshës së tretë, ku i pyet: “Ky është shoku im, e njihni? Kush është?”

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/dhjff.mp4"][/video]

Miqësinë mes tyre e deklaron dhe vetë këngëtari ku ndër të tjera shkruan: “Doja të falenderoja mikun tim Shokun tim lali Erin që më bëri këtë ftesë të mrekullueshme, tu shërbeja këtyre prinderve tanë në moshë, sadopak. Thojnë se bëhesh 2 herë fëmij në jetë dhe duhet te kujdesemi deri në pikën e fundit për njëri tjetrin”, shkruan Noizy. tpz.al