LIFESTYLE, 19 Tetor 2017, 15:36

Shtatzënë, aktorja 20 vjeçare?

Kylie Jenner, aktorja 20 vjeçare është bërë pjesë e debateve në mediat sociale për disa javë radhazi, që kur një raport i bërë me datë 22 shtator, pretendoi se ajo po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Travis Scott.

Që nga ajo kohë, spekulimet kanë qenë vazhdimisht në rritje dhe pse  Kylie ka mbajtur familjen e saj larg pyetjeve kurjoze. Ajo ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se është duke pritur fëmijën dhe pse tifozët e saj janë të bindur se Kylie nuk e konfirmon shtatzëninë sepse do të bjerë në sy, pasi ajo prej javësh ka lënë gjurmë në mediat sociale për një shtatzani.

Më poshtë do të sjellim disa nga shenjat e saj për një shtatzani të mundshme. Sepse ndjekësit pretendojnë që pas disa ditëve, nga dyshimet e para të shtatzënisë së saj, Kylie mbushi faqen e saj të Instagram me imazhet e barkut të saj të zhveshur, sikur të provonte se asgjë nuk po ndodhte.

Dhe që nga ajo kohë Kylie nuk ka ndarë më foto, as video të barkut të saj, që të shuaje dyshimet e fansave. Dyshimet shtohen akoma më tepër , kur ajo me 9 tetor ndau një fotografi të saj me një këmishë meshkujsh që nuk zbuloi asgjë, përveç duart dhe qafën e saj.

Në mungesë të një deklarate përfundimtare nga vetë Kylie, tifozët kanë kthyer vëmendjen ndaj familjes dhe miqve të Kylie, për të hedhur dritë mbi enigmën. Por dhe nga ata të vetmen gjë që zbulojnë, është një familje e angazhuar për imazhin e tyre publik, duke u shprehur se “Kylie nuk konfirmon asgjë”. Tpz.al