LIFESTYLE, 18 Tetor 2017, 14:22

“Ana e errët” e Fiori Dardhës, që ajo nuk do ta kujtojë

Fiori Dardha, shumë aktive në rrjetet sociale, është përfolur tej mase ditët e fundit, për konfliktin mes saj dhe Robert Aliaj. Reagonte Fiori e bëhej lajm, reagonte Roberti e prapë bëhej lajm. Gjersa një ditë, Fiori u detyrua që përmes një statusi në instagramin e saj, të shpërthente kundrejt portaleve që merren me jetën e saj dhe të peronazheve në përgjithësi. Dhe prapë reagimi i saj u bë lajm.

Jo më gjatë se ditën e djeshme, ajo reagon duke shkruar: “Asnjëherë nuk do të mbërrish në destinacion, nëse kthen kokën pas çdo qeni që leh”. Thua se e mbylli me kaq, çdo lajm apo reagim të saj. Reagon Fiori, bëhet lajm, bëhet lajm dhe reagon sërish Fiori. Portalet material duan dhe si duket Fiori nuk kursehet, qoftë përmes statuseve, reagimeve apo emisioneve, në të cilët ftohet.

Edhe sot, e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, emision ky ku mund të gatuash, por dhe mund të bisedosh për jetën personale dhe profesionale, Fiori rrëfen një “anë të errët” të saj. Se si ajo ka nisur karrierën televizive, të cilën shumë pak nga ju mund ta dini. Sipas saj, ka nisur fare rastësisht në televizionin “Shijak TV”.

“Unë shkova për të shoqëruar një shoqen time, e cila do të bënte audicion. Por kur arritëm aty, më erdhi dhe mua dëshira dhe thash ta provoja. Në fund fitova unë, kurse shoqja ime jo”, - thotë moderatorja.

Ajo gjithashtu tregoi se në fillim, ka punuar si spikere lajmesh, eksperiencë që mesa duket, nuk e kujton me shumë krenari, shkruan xing.al. “Isha skandaloze! Sa mirë që nuk ka mbetur asgjë nga ajo kohë”, u shpreh Fiori.

Fiori Dardha gjithashtu, pak ditë më parë rrëfeu dhe periudhën, kur ajo nisi si prezantuese e emisionit “Fiks Fare”, në të cilin qëndroj përgjatë 3 sezone, periudhë kjo, për nga mënyra se si e kujton Fiori, duket sërish e “errët”.

“Disa vite më parë, kur fillova audicionin për të prezantuar “Fiks Fare”, jam përballur me sulmin e parë të komunitetit online. Muajin e parë që prezantova “Fiks Fare”, mu kthyen rrjetet sociale në makth. Çdo mbrëmje betohesha se nuk do të shkelja më në studio dhe në mëngjes i jepja kuraje vetës për të dhënë maksimumin në ekran. Kur vendosa të shpërfillja portalet dhe sidomos komentet posht lajmeve, vetëm atëherë nisa të shijoj të qenit në ekran dhe ti gëzohem punës sime. Një punë që nuk ma kishte falur askush, por që e fitova me meritë të plotë. Për 3 vite në Fiks Fare, askush nuk mendoi për dëmin psikologjik që më kishte shkaktuar, askush nuk kërkoi falje për shqetësimin që i krijuan padrejtësisht familjes sime”, - shprehet Fiori. tpz.al