TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dizajnerja kineze, Guo Pei ka praktikuar veprimtarinë se saj për më shumë se 30 vjet në Kinë, derisa Rihanna veshi pelerinën e verdhë të dizajnuar nga ajo në tepetin e kuq, 2 vite më parë.
Ky fustan, nuk ishte dizajnuar veçanërisht për këngëtaren, por kishte qenë në atelienë e dizajnerës për më shumë se tri vite, derisa një nga agjentët e Rihannës e kishte propozuar fustanin, për t’iu përshtatur temës së Met Gala-së në vitin 2015 që ishte “Të shohësh Kinën përmes Llupës”.
Dizajnerja 50 vjeçare, kryesisht punon fustane për elitën kineze, që preferojnë produktet vendore, mirëpo suksesi i saj u përmbush, pasi Rihanna veshi fustanin e saj në ngjarjen e jashtëzakonshme, duke e bërë Pein dizajneren e parë kineze, që merr pjesë në Javën e Modës në New York, raporton “The Guardian”.
Fustani peshon 25 kilogramë, është i gjatë pothuajse 5 metra dhe përmban më shumë se 50,000 orë punë dore dhe është realizuar për 2 vite. Përkundër faktit se Rihanna ia doli ta mbante fustanin e veshur dhe të dukej mrekullueshëm në të, një modele që e kishte provuar, nuk kishte pasur mundësi ta mbante deri në fund dhe shfaqja e modës ishte ndërprerë.
Pui është shprehur, se fustani është kaq i rëndë dhe madhështor, sepse kur ajo e dizajnoi, kishte në mend një grua, që mund ta mbajë pesha të rënda, sikur ajo është e zonja ta mbajë tërë botën në krahët e saj. Syri.net