LIFESTYLE, 18 Tetor 2017, 11:13

Rikthehet në skenën e muzikës, këngëtarja Luar

“Si Dje”, është kënga e re, më të cilën këngëtarja Luar i është rikthyer skenës muzikore. Ndryshe nga qe kemi parë, Luar Arani vjen me një look krejt ndryshe duke premtuar shumë për publikun. Kënga në fjalë është realizuar në bashkëpunim me Cricket.

https://www.youtube.com/watch?v=jAJB4-jq9d4

Luar e kujtojmë me këngën e saj “Gjithmonë”, e realizuar këtu e rreth 8  vite më parë, në bashkëpunim me Flori Mumajesin, e cila në atë kohë ishte vetëm 16 vjeçe.

Këngëtaren, prej asaj kohe nuk e kemi parë në skenën muzikore. Kjo për faktin se Luar jeton në Berlin të Gjermanisë, aty ku ka mbaruar studimet, School of Economics and Law dhe ku punon në fushën e saj. Madje me angazhimin në ekonomie biznes, ajo është përpjekur shpesh herë edhe të sjellë investitorë gjerman në Shqipëri.

Po ta kërkojmë në internet, Luar duket e rezervuar edhe në rrjetet sociale, dhe të vetmet foto që ajo poston janë më prindërit dhe shoqërinë. tpz.al