TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbana Osmani, një ndër moderatoret më të pëlqyera dhe më e ndjekur nga publiku e që me buzëqeshjen e saj, përcjell vetëm rreze, jemi mësuar ta shikojmë tepër të rezervuara, në fotot me familjarët e saj. Vetëm këtë vit, ajo ka publikuar foto me babain, maman dhe dy vëllezërit e saj.
Dhe vetëm mbrëmë Arbana surprizon ndjekësit me një foto tjetër, por këtë herë me babain e saj.
Duke u mësuar ta shikojmë të qeshur, të ëmbël, të dhimbshme por që reflekton dhe dritë, e sidomos me programin që i shkon shumë për shtat “Dua të bëj të lumtur”, si duket këtë herë ka dashur të përcjellë dritë dhe në vendlindjen e saj. E ndodhur në Maqellare Dibër, Arbana ka postuar një foto me babain e saj ku shkruan: “Rikthim në Maqellare për herë të parë pas 19 vitesh, për të bërë baban tim të lumtur”.
Kureshtja e publikut në këtë rast është goxha e madhe, nëse Arbana në këtë sezon, do bëje pjesë të programit baban e saj? Pse vetëm pas kaq shumë vitesh rikthehet në vendlindje? Si është marrëdhënia me familjarët e saj? – Janë disa nga pyetjet kureshtare, që kushdo dëshiron ti dijë.
Ndaj për të zbuluar më shumë, ne i hodhëm një sy komenteve poshtë fotos, disa prej të cilëve Arbana u ka kthyer dhe përgjigje, duke u thënë që ka pasur arsyet e saj pse nuk ka vajtur për kaq shumë vite në vendlindje.
“Sikur të ishte planeti Mars Maqellara, 19 vjet pa shkuar? Pse, prite vite për ta bërë të lumtur babanë? Po pse mi gocë ke prit 19 vjet, ti nuk jeton në Australi, në tiranë je, më mirë mos e kishe shkruar këtë detajë. 3 herë në ditë e shoh babin dhe përsëri më merr malli, e jo më të pres 19 vjet”, janë disa nga komentet e ndjekësve por një pjesë e tyre, dhe e kanë përgëzuar, e kanë përqafuar, uruar dhe i kanë shprehur dashurinë e tyre. tpz.al
