LIFESTYLE, 17 Tetor 2017, 19:30

Marina vjollca zbulon emisionin që do të drejtojë

Marina Vjollca një ndër moderatoret më të ndjekura dhe më e pëlqyera, më në fund ka zbuluar programin e saj televiziv, i cili pritet të filloj në TvKlan.

“C’est la vie”, është titulli i programit në fjalë, promoja e të cilit njofton, se programi do të transmetohet në orën 20:00.

Gjatë spotit të programit, Marina shfaqet duke fjetur, ndërsa një papagall këmbëngul që ta zgjojë, pasi ka vajtur ora e fillimit të spektaklit. Përmes TvKlan, mësojmë që spektakli do të filloje me datë 22 tetor dhe do të shoqërojë publikun shqiptarë për 11 javë.

Akoma pa detaje të tjera, kujtojmë që para disa javësh, Marina zbulojë që emisioni në fjalë do jetë muzikorë, ku do të ketë garë mes të ftuarve VIP si dhe një juri prej 4 anëtarësh. Çiftet që do të garojnë, do të jenë, një profesionist i këngës dhe një tjetër person i njohur, por që nuk ka asnjë lidhje me muzikën. tpz.al