LIFESTYLE, 18 Tetor 2017, 16:50

E pabesueshme. Shtatzënë pa bark, lind dy ditë më parë

Pak ditë më parë, ylli i mediave sociale, trondit fansat, duke zbuluar se është nëntë muajsh shtatzënë, por duket që pothuajse nuk ka fare bark. Në instagramin e saj, ajo postoi foto me bikini, që me krenari mbante barkun, që dhe pse shtatzënë, mezi dukej. Kjo ngjau gati e pabesueshme për ndjekësit.

Sarah Stage, 33 vjeçe vetëm dy ditë më parë, habiti sërish tifozët e saj, duke bërë pabesueshmërinë e tyre, të besueshme.

Sarah Stage njoftoi ardhjen e djalit të saj të dytë, Logan, i cili peshonte një peshë të shëndetshme prej 2 kilogramësh dhe Stage duket akoma më e përsosur se kurrë më parë. Lindja e saj vjen vetëm dy ditë pasi ka postuar foton e saj të fundit shtatzënë, që i la njerëzit e habitur.

Krahas fotografisë, e cila përmban bashkëshortin e saj Kris, të birin James, ajo shkroi: "Mirësevini në botë Logan Alexander, lindur më 16 tetor në orën 13:20 # 7pounds2ounces. Ne u lutëm, planifikuam dhe dëshironim një djalë të shëndetshëm dhe të lumtur, morëm gjithçka që dëshironim dhe tani familja jonë është e plotë. Faleminderit për gjithë mbështetjen, e vlerësojmë!"

Dhe përsëri, ndjekësit e saj u tronditën se sa e freskët dukej ajo, pavarësisht se sapo kishte lindur.

Njëri shkroi: "Si mund të jetë kjo e mrekullueshme pasi të ketë vetëm një fëmijë? Familja e bukur!"

Në 2015, ajo u shfaq në “Good Morning America”, për të mbrojtur barkun e saj të sheshtë gjatë shtatzënisë së saj të parë dhe regjimin e saj të ashpër me palestër, sepse kritikët pretendonin, se ajo po vë fëmijën në rrezik. tpz.al