TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm disa ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kryerministri Edi Rama dhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule inspektuan procesin e punës për aplikimin dhe printimin e kartave të para të studentit.
Kjo u trajtua gjerësisht në media si dhe u propagandua nga ana e qeverisë si një premtim i mbajtur në kuadër të “Paktit për Universitetin”.
Ndërkohë videoja e mëposhtme e bërë publike në faqen e internetit “Studentët denoncojnë”, dëshmon krejt të kundërtën e asaj çfarë u deklarua.
Përkrah videos së bërë publike, shkruhet se një studente shkon të tërheq abonenë me kartën e studentit ndërkohë që shitësi i thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ekziston një kontratë e tillë midis shoqërive të transoportit dhe qeverisë shqiptare mbi përfitimet në transport të studentëve.
“Shiko videon deri në fund, mashtrimi i Lali Erit u zbulua, Studentja shkon të marri abonen me kartën e studentit, por shiko cfarë i thotë personi që shet Abonet, Ju kanë gënjyer”, shkruhet në denoncimin e studentëve.