AKTUALITET, 16 Qershor 2018, 22:32

Video/ Zbardhet e vërteta, pse “u arrestua” koreografi Albi Nako

Video/ Zbardhet e vërteta, pse “u arrestua” koreografi Albi

Lajmi për arrestimin e koreografit të tv Klan, Albi Nako pak ditë më parë bëri bujë në rrjetet sociale. Por sot përmes emisionit “Xing me Ermalin” është zbuluar se gjithçka ka qenë e sajuar.

Koreografi duket se ia ka dalë vërtetë të surprizojë të gjithë të pranishmit, por mbi të gjitha balerinën Alba Hoxha, pasi gjithçka ka ndodhur në ditëlindjen e saj.

Siç duket edhe nga video, pas performancës së trupës së baletit, “policët” futen dhe arrestojnë koreografin duke i lënë të pranishmit të gjithë të habitur.