AKTUALITET, 16 Qershor 2018, 18:41

“Mashtrues ordiner që grabite 100 milion lekë në teatër”, Çuli për Kabashin: Refuzonte të dilte në skenë se jepte shfaqje private

“Mashtrues ordiner që grabite 100 milion lekë në

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” është pyetur nga Nisida Tufa në lidhje me akuzat ndaj Mirush kabashit, si “mashtrues ordiner që ka grabitur 100 milion lekë në teatër’.

Çuli u shpreh se ai ishte një status emocional, por nuk tërheq akuzat ndaj aktorit Kabashi.

“Ai ishte një status emocional, me të drejtë emocionale në një moment që unë po ndiqja emisionin.  Nuk i heq asnjë presje. Ishe një gënjeshtër e trashë. Ai më akuzoi për censurë. Unë kam një bord vendimarrës që janë të djathtë sesa të majtë. Kam Përparim Kabon, Jonila Godolen, Prenç Zogajn.

 Ai ka gënjyer për një rast konkret, me regjisor Altin Basha. Ai shpif se kërkova tekstin.  Është shprehur drejtoresha e teatrit të Shkodrës”, u shpreh Çuci.

Më tej, i pyetur nga gazetarja Tufa nëse ka patur një reagim përtej statusit në Facebook, drejtori i Teatrit Kombëtar u shpreh, “Unë kam përmendur në status se në 15 vite në teatrin kombëtar ka patur vetëm 1 rol.

Aktorët e tjerë paguheshin që të dilnin në skenë ndërsa ky refuzonte. E refuzonte sepse më tej shkonte dhe luante shfaqje private diku në teatre të tjera, në Kosovë. Nuk i interesonte të luante me pagën që merrte. Unë se kam goditur nga aspekti profesional”, u shpreh më tej ai.