AKTUALITET, 16 Qershor 2018, 22:11

VIDEO/ Si u përplas taksia me turmën e tifozëve në Moskë (Kujdes! Pamje të rënda)

VIDEO/ Si u përplas taksia me turmën e tifozëve në

Dalin pamjet e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Moskë, ku një taksi ka aksidentuar shtatë tifozë në qendër të kryeqytetit rus pranë Sheshit të Kuq.

Tifozët e plagosur i përkasin Meksikës. Ata janë dërguar në spital ndërsa drejtuesi i makinës është ndaluar nga policia.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe përplasi turmën e këmbësorëve. Shoferi është 28-vjeçar nga Kirgistani i cili tentoi të largohej, por u ndalua.