AKTUALITET, 16 Qershor 2018, 20:39

Trump flet për foton e famshme: Çfarë i thashë Angela Merkel!

Trump flet për foton e famshme: Çfarë i thashë Angela

Një javë pas G7-ës së stuhishme në Kebek të Kanadasë ku edhe doli në sipërfaqe përplasja mes Donald Trump dhe pjesëmarrësve të tjerë të këtij samiti, kreu i Shtëpisë së Bardhë bën komentet e para.

Presidenti amerikan i konsideron “lajme të rreme” ato që janë thënë për marrëdhëniet e tij me liderët e tjerë të Botës, përfshirë edhe Angela Merkel duke sulmuar mediat për tjetërsim të fakteve.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Angela Merkel, por “lajmet e rreme” të medieve publikojnë vetëm foto të shëmtuara nga negociatat për një marrëveshje ku unë kam kërkuar atë që asnjë president amerikan më parë nuk ka guxuar ta bëjë” – shkruan Trump në Twitter.

“Mediat e “lajmeve të rreme” kanë thënë se nuk kam rënë dakord me liderët e tjerë të samitit të G7 në Kanada. Sërish gabojnë. Diskutime shumë të mira me Presidentin e Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker dhe me Presidentin e Këshillit të BE, Donald Tusk në samitin e G7 në Kanada javën e kaluar”– shkruan Trump.