TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Danimarka e ka fituar ndeshjen e parë të Botërorit, duke mundur Perunë me rezultatin 0-1, gol i Yusuf Poulsen (59'). Kjo ishte një ndeshje në të cilën peruanët meritonin më tepër nga fundi i lojës, pasi luftuan për një rezultat pozitiv.
Rastet e pastra kanë qenë të shumta, por mrekullitë e Shmajkëll në disa raste dhe gabimi i Kuevës nga pika e bardhë, ia ka bërë më të lehtë fitoren Danimarkës.
Pasi rrëmbeu topin nga mbrojtja, Eriksen arriti të shërbente në mënyrë fantastike për Poulsen, ndërsa ky i fundit nuk e pati të vështirë të gjente golin e avantazhit.
Kjo fitore tregon edhe njëherë formën e mirë që po kalojnë Kombëtaret që përfaqësojnë Europën në këto takimet të para.