TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha bën një koment në rrjetet sociale për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për “persekutim” dhe “shkelmim” të artistëve. Berisha tregon një histori nga një prej mbledhjeve të Partisë Demokratike me artistët në dimrin e 1991-it ku kishte marrë pjesë edhe Edi Rama.
“Në këtë takim kishte ardhur edhe Edvin Kristaq Rama së bashku me të ndjerin Ardian Klosi. Në takim e mori fjalën Edvin Kristaq Rama ku shtroi aty pikëpamjet e tij ekstremisto-anarkiste, për të cilat u dëgjua por nuk gjeti asnjë mbështetje. Pas tij fjalën e kërkon e piktorja, restauratorja, studiuesja e mirënjohur e arteve, e ndjera Fatbardha Shkupi.
Në fjalën e saj ajo polemizoi dhe hodhi poshtë kërkesat ekstremiste të Ramës për varje të komunistëve në shtylla tensioni etj. Ajo gjithashtu në atë takim i kërkoi Ramës të dënonte publikisht veprimtarinë prej xhelati të të atit Kristaq Rama, i cili kishte firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe kishte persekutuar sa e sa artistë të tjerë, dhe se e asaj vet i kishte shkatërruar jetën dhe karrierën artistike duke e dërguar si internim në Librazhd nga Instituti i Lartë i Arteve: “Është e domosdoshme që ti të dënosh krimet e babait tënd dhe të kërkosh të falur publikisht në mënyrë që të mund të besohesh për ato që thua”.
Ndërhyrja e drejtë dhe vendosur e të ndjerës Fatbardha Shkupi u prit me duartrokitje nga të pranishmit në salle. Edi Rama, i zemëruar nga diskutimi i zonjës Shkupi, që kishte kaluar vite të tëra internim në Librazhd nga persekutori i saj Kristaq Rama, jo që nuk kërkoi ndjesë dhe nuk dënoi veprimtarinë kriminale të babait të tij biologjik, por në mënyrë demostrative u largua nga salla e debatit intelektual” – thotë Berisha që më pas lëshon një sërë akuzash për Ramën.
“Sot pas 27 viteve, ky pinjoll i etërve mizor, piktor dështak, trajton me urrejtjen atërore artistët më të mirë të kombit shqiptar vetëm se ata mbrojnë një simbol kombëtar ku kanë shkrirë gjeninë e tyre krijuese për dekada. Unë u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që të mbështesim fuqimisht dhe me vendosmëri artistët tanë të shquar që po mbrojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar nga paratë e drogës dhe krimit të Edi Ramës dhe klikës dhe puthadorëve të tij” – e mbyll Berisha.