AKTUALITET, 16 Qershor 2018, 18:52

Pamje të rënda, momenti kur nëna e dy fëmijëve nxirret nga barku i pitonit

Pamje të rënda, momenti kur nëna e dy fëmijëve nxirret

Një video që i ngjanë filmave horror tregon momentin kur një nënë e pa jetë është nxjerr nga barku i një pitoni gjigant në Indonezi. Ditën e 14 qershorit Wa Tiba kishte dal në kopsht por nuk u kthye më.

Dy fëmijët e saj dhe bashkëshorti u bënë merak dhe nisën ta kërkonin.

Në momentin kur gjetën vetëm sandalet në një shkurre 30 metra larg kopshtit, kuptuan fatin që mund të kishte pasur e afërmja e tyre.

Banorët e fshatit nisën të kërkonin për pitonin, i cili pas sulmit nuk është i aftë të largohet shumë larg.

Pasi e gjetën banorët bashkë me policinë arritën ta vrisni gjarpërin gjigant.

Më pas ata nisën ti hapnin barkun, ku brenda tij zbuluan fatin që kishte pasur 54-vjeçarja Wa Tiba.

Ajo kishte ende të veshur pantallonat e gjera kafe dhe kokën e kishte nga bishti i gjarpërit, ndërsa këmbët nga koka, duke treguar kështu dhe mënyrën se si pitoni e kishte ngrënë./INTV/

18