SPORT, 11 Dhjetor 2017, 12:29

VIDEO / Spektakël në dëborë, ndeshje në kushte ekstreme në futbollin amerikan

Ndeshja e NFL në futbollin amerikan mes Bufalo Bills dhe Indianapolis Kolts është zhvilluar në kushte ekstreme të motit, pasi një stuhi bore pushtoi veriun e Nju Jorkut. Dukej si një skenë filmi, por lojtarët e të dy skuadrave luajtën rregullisht ndonëse tapeti i gjelbër i “Neë Era Field” ishte mbuluar plotësisht nga një shtresë e trashë dëbore.

Edhe pse në çdo ndërprerje loje kishte punëtorë që pastronin fushën, stuhia e borës e bënte thuajse të pamundur që të luhej në kushte normale, por njëkohësisht e bënte këtë ndeshje shumë më të veçantë për t’u ndjekur nga tifozeria vendase e cila është e mësuar me dëborën në një nga zonat e SHBA ku ka më shumë reshje.

Ndeshja u mbyll me fitoren 13-7 të Bufalos që sigurisht festoi me tifozët duke u gjuajtur me topa dëbore.

Ndeshja u mbyll me fitoren 13-7 të Bufalos që sigurisht festoi me tifozët duke u gjuajtur me topa dëbore. /vipsport.al/

https://www.youtube.com/watch?v=8GJJScgwKQQ