TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani më në fund rikthehet në rrugën e fitoreve në kampionat pas dy barazimeve radhazi. Kuqezinjtë kanë mposhtur jo pa vështirësi Bolonjën në “San Siro” me rezultatin 2-1.
Ekipi i Gatuzos e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 10 me Bonaventurën. Mesfushori i kuqezinjve e dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi fantastik të Kaliniç brena zonës. Bolonja reagon pas këtij goli, teksa në minutën e 23, Verdi realizon një gol shumë të bukur.
Në pjesën e dytë Milani gjen sërish golin e avantazhit në minutën e 76 me protagonist sërish Bonaventurën, që kompleton dopietën personale, por Gatuzo dhe mbrojtja duhet të falënderojnë Donarumën dhe tranversën që shpëtuan Milanin në minutat e fundit.
Kuqezinjtë ngjiten në vendin e 7 me 24 pikë, 3 më pak se Sampdoria që mban vendin e 6.
https://www.youtube.com/watch?v=wprKelvYDOE