TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Historia e tij është gati e pabesueshme.
Nga një fermer i tjheshtë, ai u kthye në një makineri vrasëse.
Simo Häyhä vrau plot 505 rusë, gjatë “Luftës së Dimrit” mes Bashkimit Sovjetik dhe Finlandës.
Häyhä, i cili vdiq 15 vjet më parë në moshën 96 vjeçare, luajti një rol të rëndësishëm në konflikt, gjatë së cilit 25,900 finlandezë vdiqën për të mbrojtur pavarësinë e tyre të re kundër sovjetikëve, të cilët humbën 126,900 ushtarë.
Ai ishte 33 vjeç kur shpërtheu konflikti dhe fitoi shumë shpejt një reputacion të frikshëm si snajper.
Atij iu vendos pseudonimi “Vdekja e Bardhë”, për shkak të veshjes së tij, dhe u kthye në objektivin kryesor për t’u vrarë nga rusët, që e goditën shumë herë me mortaja dhe artileri të rëndë.
Ai punonte në temperature -20 gradë celcius dhe zakonisht dilte natën për të përgatitut pozicionet.
Häyhä maskohej në mënyrë të përkryer dhe në një ditë, mund të vriste deri në 25 rusë.
Pas 98 ditësh, ai u godit në nofull dhe kaloi një javë pa vetëdije në spital, përpara se të zgjohej në ditën e që bashkatdhetarët e tij nënshkruan Paqen e Moskës më 12 mars 1940.
Kjo i dha fund konfliktit, me finlandezët që ranë dakord të dorëzonin Karelinë perëndimore dhe një pjesë të gadishullit Hanko për një bazë detare.
Häyhä më pas u bë gjahtar i suksesshëm.
Kur u pyet se si arriti të bëhet një snajper aq i frikshëm, ai u përgjigj vetëm me një fjalë: “praktikë”.
Ndërsa kur u pyet nëse i vinte keq që kishte marrë aq shumë jetë, ai tha:
“Unë bëra vetëm detyrën timë dhe atë që më thanë për të bërë, ashtu si munda”
[gallery columns="1" ids="34883,34884,34885,34886,34887,34888,34889,34890,34891,34892,34893,34894,34895,34896"]